E reja refuzon pasurinë prej 20 mld $ pasi nuk kishte bërë asgjë për t'i fituar ato. Synon të dhurojë 90% të saj
Një 30 vjeçare ka hequr dorë nga trashëgimia e saj prej 20 miliard dollarësh, pasi sipas saj ajo nuk ka bërë asgjë për ti fituar ato, veç pjesës se është trashëgimtare e familjes.
Marlene Engelhorn, nga Austria është trashëgimtare e kompanisë BASF dhe ka bërë mjaft bujë në shtypin ndërkombëtar që kur ajo njoftoi se synon të dhurojë 90% të pasurisë së saj.
“Për mendimin tim, kjo nuk është çështje vullneti, por çështje drejtësie”, deklaroi ajo në maj të vitit të kaluar, në një intervistë për portalin austriak Der Standard.
Ajo është vajza e Friedrich Enelhorn dhe një prej trashëgimtareve të gjigantit kimik Basf, e krijuar në 1865.
Kompania ka rreth 111 mijë punëtorë, dhe ka shpikur dhe prodhuar ndër dekada nga ngjyrat kimike, tek acidi sulfurik, dhe teknologjia që përdorej dikur në videokasetat.
Sipas Forbes, pasuria e familjes vlerësohet në 4.2 miliardë dollarë. Miliarderja njoftoi se do të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së saj pasi gjyshja e saj Traudl Engelhorn-Vechiatto, 95 vjeç, zbuloi planet për tja kaluar asaj trashëgiminë e familjes.
"Gjyshja ime më dha një liri të madhe veprimi, të cilën tani do të doja ta përdorja për të hapur një debat publik. Unë nuk kam punuar asnjë ditë për paratë dhe nuk paguaj asnjë qindarkë," tha ajo.
“Nuk është punë vullneti, por korrektësie, nuk kam bërë asgjë për këtë trashëgimi, jam thjesht rezultati i një lotarie genetike, rastësi totale. Nuk duhet të më përkiste mua vendimi sesi t’i shpenzojë paratë e familjes. Jam një person që ka gëzuar pasurinë e familjes gjithë jetën, dhe e di sa i deformuar është modeli i sotëm ekonomik," shtoi ajo më tej.
Miliarderja studion gjermanisht në Universitetin e Vjenës dhe punon në organizatën filantropike Guerrilla Foundation, me vendndodhje në Berlin.
Për këtë arsye, Marlene ka themeluar një lëvizje e përbërë nga trashëgimtarë të pasur që i kërkon shtetit të rrisë dukshëm taksat për familjet e pasura, e quajtur Taxmenow.
Malene megjithatë ka pranuar vetëm 10% të trashëgimisë, rreth 400 milionë euro, një shumë mjaft e madhe për të bërë një jetë luksoze.
Por për trashëgiminë e plotë ajo thotë, nuk di vërtetë se çfarë mund të bëjë me të.
