Kostic-Juve e kryer, operacioni 22.5 milionë, serbi në fushë kundër Sassuolos

Juventus kompleton organikën me një sulmues të djathtë që do të zëvendësojë fillimisht të dëmtuarin Enrico Chiesa. Bëhet fjalë për serbin Filip Kostic që largohet nga Eintracht Frankfurt.

Bardhezinjtë dhe klubi i shqiponjave kanë arritur marrëveshjen për trasferimin e 29-vjeçarit në Torino dhe tashmë ngelen vetëm vizitat mjekësore e filma për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Kostic nuk ka udhëtuar me skuadrën në Finlandë për Superkupën e Europës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në dispozicion të Masimiliano Allegrit për ndeshjen e parë të Serie A kundër Sassuolos dhe madje mund të zbresë në fushë që nga minuta e parë.

Në arkën e Eintracht do të shkojnë 15 milionë euro ndërsa lojtari do të nënshkruajë për 3 sezone me 7.5 mln. Euro në total.