Brazil, polici vret me plumb në kokë kampionin e botës në artet marciale

Kampioni i botës në sportin e Jiu-Jitsu, Leandro Lo humbet jetën në një ngjarje të rëndë të regjistruar në Sao Paulo. Braziliani i arteve marciale u qëllua për vdekje nga një polic me të cilin u përlesh.

Lajmin e vdekjes së sportistit e konfirmoi avokati i tij.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë nëse llogaritet që vrasësi është një polic, i cili e kërcënoi kampionin në një tavolinë gjatë një koncerti në “Clube Sirio”. Polici që kreu vrasjen quhet Henrique Otavio Oliviera Velozo dhe pak përpara se të qëllonte me armë zjarri, ai e kërcënoi kampionin brazilian për disa minuta rresht.

Brazil, polici vret me plumb në kokë kampionin e botës në

Pasi kampioni i botës e rrëzoi në shesh, atëherë polici nxorri armën duke e qëlluar drejt në kokë. Leandro Lo u transportua menjëherë në spital ku ndërroi jetë pak minuta më vonë ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

33-vjeçari Lo ishte një nga brazilainët më të suksesshëm në sportin e Jiu-Jitsu pasi e ka fituar plot 8 herë titullin kampion ndërsa mban rripin e zi që prej vitit 2012.