Partizani, Mehmeti “hap krahun” dhe i bën vend një italiani emri i të cilit nuk dihet ende

Dritan Mehmeti largohet nga drejtimi i Partizanit. Dështimi në Europë i ka kushtuar vendin e trajnerit që e lë skuadrën pa një drejtues 11 ditë nga starti i sezonit të ri me Kategorinë Superiore pas portës.

Lajmi kishte nisur të qarkullonte prej disa ditesh ndërsa gjatë orëve të fundit trajneri nuk është prezantuar në stërvitjen me skuadrën që u mund 3-0 në miqësoren e dy ditëve me parë kundër Bylisit. 

Partizani nuk mundi të kualifikohej në raundin e dytë të UEFA Conference League pasi gjeorgjianët e Saburtalos triumfuan pas lotarisë së 11-metërshave në ndeshjen e “Air Albania Stadium” në mesin e muajit korrik.

Klubi po punon për afrimin e një trajneri italian, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.