Ish-sulmuesi shqiptar i Partizanit nënshkruan në qytetin “simbol” të rilindjes së Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2022, 12:30
Realdo Fili në Ukrainë. Pavarësisht luftës që po zhvillohet në pjesën lindore të vendit, klubet ukrainse po bëjnë merkato cilësore gjatë muajve të verës.
Pas mesfushorit të Tiranës, Totre që u bashkua me skuadrën e Zoryas, një tjetër njohje e Superiores transferohet në Ukrainë. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Apolonisë dhe Partizanit, Realdo Fili i cili nënshkruan me skuadrën Chernomorets Odessa.
Në një kohë që qyteti-port mbetet pika strategjike e transportit të drithërave të Ukrainës drejt Europës, Fili pranon të bashkohet me klubin ku ka luajtur vite më parë edhe Elis Bakaj. Ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Odessa-n pas largimit nga Botosani.
