VIDEO/ I kërkon autograf, mesfushori francez i dhuron tifozit edhe një orë “Rolex”
Sezoni në Premier League për Newcastle nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me fitoren 2-0 ndaj Nottingham Forest por ai që rrëmbeu vëmendjen ishte Allan Saint-Maximin për gjestin e pazakontë në fillim të ndeshjes.

Lojtari francez, gjatë daljes në stadiumin “St James' Park” u ndal te tifizët të cilët menduan se ai do t’u jepte vetëm autografe dhe kënaqësinë e ndonjë fotoje por 25-vjeçari shkoi përteh kësaj. Ai nxorri një orë "Rolex" dhe ia dhuroi një tifozi të quajtur Steve Dutton.

“Mendova se po vinte për autografe dhe fotografi me fëmijët dhe jam ende i shokuar. Nuk mund ta falënderoj asnjëherë mjaftueshëm për gjestin e tij”, theksoi fatlumi që tashmë zotëron një “Rolex” të shtrenjtë.
Vetë lojtari është shprehur:
“Këto janë vlerat e komunitetit tonë. Me mbështetjen e madhe që me jepni, ky është minimumi që mund të bëj për t’ju falënderuar”.
Gjithsesi ky nuk është një veprim i izoluar i mesfushorit të majtë që pak kohë më parë i dhuroi një tjetër tifozi një orë “TAG Heuer” me vlerë 2 mijë pound. Sezoni sapo ka filluar dhe nuk do të habitemi aspak nëse Saint-Maxim do të jetë njeriu më i kërkuara përpara ndeshjeve.