Sulmoi tifozin e Modenas pasi e ofendoi, sulmuesi i Italisë kërkon falje
“Dëshiroj të kërkoj falje për atë që ndodhi pas ndeshjes kundër Modenës. Ne jemi profesionistë dhe mbi të gjitha duhet të jemi shembull për më të vegjëlit dhe fëmijët. Pata një sjellje të tillë sepse njerëzit më të dashur për mua janë prekur, si familja ime, gruaja dhe djali im, gjë që më ka lënduar thellë”.
Ky është reagimi publik i suluesit të Italisë dhe Sassuolosm, Domenico Berardi pasi sulmoi fizikisht një tifoz të Modenas sepse ky i fundit e ofendoi në përfundim të ndeshjes së Kupës së Italisë.
Pasi u ndalua nga disa të pranishëm, Berardi u qetësua dhe më pas u largua nga stadiumi por e gjithë ngjarja është filmuar dhe sot është kryefjalë në të gjitha mediat sportive të vendit fqinjë.
Gjithsesi, me faljen e kërkuar tashmë kjo çështje duket se është arkivuar përundimisht.
