Werner drejt klubit që e rriti, Chelsea largon sulmuesin

Timo Werner drejt Bundesligës. Sulmuesi i Chelsea që u transferua në Londër për 52 mln. Euro dy vite më parë, ka gjetur gjuhën e përbashkët me ish-klubin e tij për rikthimin te Leipzig.

Ka shënuar vetëm 10 gola në dy sezone me blutë e Londrës ku nuk ka gjetur dimensionin e dikurshëm me Leipzig dhe pavarësisht ofertave të vazhdueshme nga Serie A, 26-vjeçari ka marrë vendimin për t'u kthyer në Gjermani.

Klubet janë në bisedime dhe mund të arrijnë marrëveshjen në formën e huazimit jo të detyrueshëm.