Milan humbet mesfushorin kyç. Kundër Udineses, Pioli me probleme

Lajm i keq për Milanin kur na ndajnë edhe pak ditë nga starti i Serie A. Kampionët e Italisë do ta nisin fushatën e mbrojtjes së titullit pa mesfushorin Sandro Tonali.

Njeriu kyç i mesfushës kuqezi u dëmtua në ndeshjen e fundit miqësore të verës kundër Vicenzas ku doli duke çaluar nga fusha e lojës.

Sipas mediave italiane, ai me siguri do të mungojë në sfidën hapëse të sezonit kundër Udineses. Lojtari do të kryejë analizat e detajuara dhe më pas do të bëhet me dije edhe shkalla e vërtetë e dëmtimit por mungesa e Tonalit është një lajm i keq për Stefano Piolin që nuk dëshiron ta humbasë në ndeshjen e dytë të sezonit kundër Atalantës në Bergamo.