VIDEO/ Barcelona e papërmbajtshme, Lewandowski ylli i mbrëmjes së parë në “Camp Nou”

Natë feste në “Spotify Camp Nou” për Barcelonën e re që ka marrë jetë në ndeshjen e Trofeut Gamper kundër meksikanëve të Pumas të fituar 6-0 nga banda e djemve të rinj dhe elementëve me eksperiencë të drejtuar nga Xavi.

Robert Lewandowski hyn në fushë, përshëndetet me tifozët dhe shënon menjëherë golin e parë përpara publikut të tij pas vetëm tre minutave lojë.

Festa për polakun dhe lojtarin më të përfolur të merkatos verore vazhdoi me një asist ndërsa Pedri dy herë, Dembele, Aubameyang dhe De Jong kompletuan mbrëmjen 6-ballëshe të katalanasve që japin sinjale interesante vetëm pak ditë nga starti i sezonit në La Liga.