Asllani merr mbi vete kritikat, paraqitja e dobët e Interit peshon edhe mbi shqiptarin

Kristjan Asllani mund të rritet edhe nga gabimet. Një të tillë dhe madje vendimtar e bëri në rastin e golit të dyte të Villarreal në miqësoren qe zikaltërit e humbën 4-2. 

Inter-news e vlerëson me notën 5.5 duke theksuar se e interpretoi mjaft mirë rolin e zëvendësit të Brozovic deri në momentin e gabimit duke shtuar se duhet të rritet ende shumë. 

Per "tuttomercatoweb" Asllani meriton notën më të dobët, 4.5, duke theksuar se komplimentet i kanë bërë keq shqiptarit. 

"Fcinternews" e mbron mesfushorin 19-vjeçar dhe nënvizon se do të ketë një sezon të gjatë përpara ku mund të tregojë vlerat e tij.