Ja 5 portierët më të suksesshëm të shekullit XXI

Portierët ndoshta nuk janë personazhet më të dashur të botës së futbollit pasi janë golat që krijojnë entuziazëm por numrat 1 ngelen jetikë për një skuadër. Ata të ndihmojnë të fitosh trofe por bëhen shkak edhe për disfatat e rënda prandaj në botën e sportit më të ndjekur të planetit konsiderohen jetikë. Por kush janë 5 emrat më të suksesshëm të portës në shek. XXI?

1- I pari në radhë është Giggi Buffon që statistikisht nuk ka rivalë. 409 ndeshje pa pësuar gol në 900 takime të zhvilluara në karrierë.

2- Petr Cech, 365 herë e ka ruajtur kuadratin të paprekur ndërsa numëron 836 ndeshje në karrierë

3- Iker Casillas numëron po 365 ndeshje pa pësuar por në 883 sfida ku ka marrë pjesë

4- Pepe Reina është surpriza më e madhe e klasifikimit të 5 më të mirëve me 355 sfida pa pësuar në 883 duele zyrtare

5- Vetëm vendi i pestë për Manuel Neuer që numëron 344 ndeshje pa gol në 757 përballje