Wanda Nara nuk i përgënjeshtron zërat për një histori të re me futbollistin e martuar
“Preferoj të mos flas rreth kësaj gjëje. Nuk mund t’ju gënjej, prandaj për këtë arsye nuk mund t’ju them asgjë. E dimë shumë mirë situatën, por është diçka intime”.
Me këto fjalë ndez edhe më shumë zërat për një tradhëti të mundshme të Mauri Icardit, Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit që e ndau atë nga miku i tij Maxi Lopez për t’u martuar shumë vite më parë.
Akti i radhës po konsumohet dhe po bëhet mjaft interesant pas zërave për nisjen e një historie intime mes biondes dhe një futbollisti të martuar në Argjentinë.
Nuk dihen ende shumë detaje rreth historisë së re të Wanda Nara-s që si për ironi është ende bashkëshortja dhe agjentja e Icardit, karriera e të cilit për momentin është në “fije të perit” pasi PSG është lodhur nga historitë mediatike të tij me bashkëshorten ndërsa Real Madrid kërkon ta transferojë por me një kusht, që wanda Nara të mos ulet në tryezën e bisedimeve.

