VIDEO/ “Djajtë e kuq” zhgënjejnë që në start, Cristiano dështon bashkë me United
Manchester United debuton në mënyrën më të keqe të mundshme në Premier League. Eric Ten Hag “shijon” humbjen që në start me djemtë e tij që u dorëzuan pas 45 minutave të para katastrofike ndaj Brighton në “Old Trafford”.
Cristiano Ronaldo e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri në fushën e lojës në të dytën kur takimi ishte kompromentuar për “Djajtë e kuq” që me Rashford të vetëm në sulm nuk arritën të bënin asgjë.
Me kalimin e minutave presioni i United u rrit dhe ishte një portugez por jo Ronbaldo ai që ngushtoi shifrat. Goli i Diogo Dalot nuk mjaftoi për skuadrën e Ten Hag që të evitonte humbjen pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1.
Start katastrofik për Manchester United që riniset aty ku u ndal sezonin e fundit ndërsa Cristiano u duk kopja më e keqe e vetvetes pa lënë asnjë gjurmë në rreth 40 minuta lojë.

