Lapaj për ministrat Kumbaro-Çuçi: Një dorëheqje nuk u bë qameti, shteti vazhdon pa njërin e tjetrin
Avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj, i pranishëm në protestën e dytë për Jonadën, tha se kjo ishte një protestë për jetën.
Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Katerina Hysenllari, e konsideroi të pakuptimtë sjelljen e të parit të qeverisë.
Lapaj: Kjo është nga ato reagime që as sot nuk e di kush e organizoi, erdhi vetëtiu. Është nga ato reagime ku qytetarët dalin vetë për të kërkuar një të drejtë e cila lidhet me një gjë ekzistenciale. Është një protestë për jetën.Përballë kemi njerëz që nuk dëgjojnë me protesta dhe qytetari.Çfarë duhet të ndodhë në një vend që të humbet një jetë padrejtësisht që dikush të mbajë përgjegjësi, qoftë dhe simbolikisht që të tregojnë se ka një reflektim.Një dorëheqje, një shkarkim, nuk është qameti. Shteti ka 100 e kusur vite, vazhdon dhe pa njërin e tjetrin.
Duke analizuar rastin e tragjedisë në Potam, ai tha se vdekja e 7 vjeçares është pasojë e moszbatimit të ligjit dhe duhet të ketë përgjegjësi penale e politike.
Lapaj: Në ngjarje të tilla ku humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mungesës së zbatimit të ligjit nga iorganet ligjzbatuese duhet të ketë përgjegjësi penale për ata që e shkelin penalisht dhe përgjegjësi administrative dhe politike për ata që kanë pasur detyrë funksionale për të zbatuar ligjin.
