Gomonia që po tërhiqej nga një automjet përfundon në trotuar, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Një gomone e cila po tërhiqej nga një automjet është  shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar, duke goditur dhe  një automjet që ndodhej në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Shëngjinit.

Në atë moment ka pasur kalimtar të shumtë në trotuar por fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqeruar në komisariat drejtuesin e automjetit që po tërhiqte gomonen.