Komshinjtë në Maliq përleshen me thika, njëri vdes në spital
Një konflikt mes dy komshinjve në Maliq përfundoi në përdorimin e thikave ndaj njëri-tjetrit. Njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, ndërsa tjetri po merr ndihmë mjekësore. Policia i ka njoftuar arrestimin në spital.
Një vrasje raportohet se ka ndodhur në fshatin Rembec të Maliqit.
Viktima, i identifikuar si Nesti Sotir, rreth 60-vjeç, mësohet se është goditur me thikë.
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, FBI dislokohet në Tiranë
8 Gusht, 21:43
Ai është dërguar me urgjencë në spital por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë,duke ndërruar jetë.
Autori i krimit i identifikuar si Velo Hazisllari është arrestuar nga policia.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori dhe viktima janë komshinj në fshat dhe kanë patur konflikte të vjetra, ndërsa sot janë zënë dhe ka degraduar deri në përdorimin e thikave ndaj njëri-tjetrit.
Edhe Azisllari ndodhet në spital duke marrë mjekim.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Informacioni paraprak i policisë Maliq
Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




