Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, kolonel Luan Nikollari
Është ndarë nga jeta këtë të shtunë, mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Dr. Kolonel Luan Nikollari.
Lajmin është bërë me dije nga vetë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale
“Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë"
Nikollari është një emër i njohur i mjekësisë shqiptare pasi në vite të ndryshme ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, si Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë në 2012.
Gjithashtu përgjatë viteve 2000-2006 ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe shef i departamentit të Epidemiologjisë në spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), përgjatë viteve 1999-2000.
Homazhet mbahen tek “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut të njohur kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllime personalitete nga fusha të ndryshme, miq e të afërm të tij.