Burg për Bledar Zenelin, akuzohet se bënte thirrje radikale në mbështetje të shtetit islamik

Gjykata e Posaçme dha sot (4 gusht 2022) masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bledar Zenelin,  i cili akuzohet për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe nxitjes së urrejtjes ose grindjeve.

Ai nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Avokati zbulon se hetimet kanë nisur dy vite më parë kur në faqet e Facebook të klientit të tij merrte dhe kopjonte citate nga imamë të huaj.

Saimir Visha:"Është një hetim prej dy vitesh që ka filluar ku në faqen e tij në Facebook merrte dhe kopjonte citate nga imamet francezë apo çdo lloj xhamie dhe përhapja e opinioneve të të tjerëve për këtë nxitka terrorizmin. Unë nuk e kuptoj të nxitësh terrorizmin duke shprehur në një status mendimin'

Në deklaratën për mediet pas seancës avokati e cilësoi të padrejtë masën e sigurisë.

Saimir Visha: Në këtë gjykatë njerëzit vazhdojnë të trajtohen si numra apo drejtori që merret me terrorizëm duhet të ketë një plan pune në mënyrë që arrestojë çdo person për të hequr lirinë e fjalës apo lirinë e besimit. Nuk e kuptova çfarë veprimesh ka kryer që shpërndan opinionin e tij në një rrjet social. Vendi im i përket një komuniteti mysliman.

“Gjykata e Apelit për të njëjtin fakt ka shfuqizuar vendimet e dy javëve më parë. Kemi dy qëndrime të kundërta nga njëra anë një gjykatë e një shkalle më të lartë shfuqizon vendimin për nxitjen e urrejtjes ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e pranon apriori. Është për të ardhur keq që kjo gjykatë përdor njerëzit si send”

LAJMET KETU MINUTE PAS MINUTE

Bledar Zeneli u arestua më 28 korrik 2022 me urdhër ndalimit të SPAK pasi akuzohet për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.