Merr flakë makina ku udhëtonin 4 të rinj, djemtë 21 - 17 vjeç me plagë djegieje në spital
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.
Makina ku udhëtonin 4 të rinj të moshës 21 - 17 vjeç u përfshi nga flakët në ecje e sipër rreth orës 22:10, (3 gusht 2022) në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës".
Dyshohet se shkak ka qenë një defekt në automjeti tip "Golf" me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç.
"Si pasojë e flakëve kanë marrë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve" informoi mbrëmjen e 3 gushtit policia e Lushnjes.
19 vjeçari që ishte në timon është lajmëruar nga të tjerë shoferë të rrugës se në pjesën e pasme po dilte tym, e me pas shpërthyen flakët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
