Nis heqja e barrikadave në veri të Kosovës (VIDEO)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 11:18
Barrikadat e vendosur në fshatin Rudarë dhe Zupç mësohet se po hiqen, raporton Radio Europa e Lirë.
Gazetarët e REL të cilët gjenden në Rudarë dhe Zupç kanë njoftuar se ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.
Pamjet tregojnë kamionët që po largohen nga rruga . Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
