Regjistrohen 990 parcela ullishte. Pas 30 vitesh jepet certifikata e parë e pronësisë në Kuqar të Fierit

Në fshatin Kuqar të Patosit fermerët janë pajisur me certifikatë për parcelat e ullishteve.

Perej vitit 1991ato ishin të paregjistruara, duke mbartur edhe një numër konfliktesh të asaj kohe mes fermerëve për mënyrën e ndarjes së tokës.

Drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame tha se në Kuqar janë certifikuar 990 parcela me ullishte.

Artan Lame: I gjithë fashati e vuante këtë problem. Ka dhe problem shoqeruese, i legalizimit dhe i rregjistrimit të shtëpive të vjetra para 1991. Kohët e fundit shtëpoitë e vjetra I kanë kaluar Kadastrës.

Lame njoftoi se është duke u përgatitur një VKM për të regjistruar pronat e atyre familjeve që kanë probleme në dokumentet në vitet 1991-1992.

Artan Lame: Është një VKM që është duke u hartuar.

Veçanërisht i dukshëm rezulton ky fenomen në zonat bujqësore të Qarkut Fier dhe Mat.