Zjarr i madh në Mimias, digjen 40 ha sipërfaqe, u vu nga një banor që donte të digjte grerëzat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 21:41
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sipërfaqe të mëdha me ullinj, fiq e shkurre në Mimias, disa kilometra larg lagjes periferike "Uznovë" në Berat.
Forca të shumta zjarrfikëse në zonë kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të vënë në kontroll zjarrin, ndërkohë që puna vijon ende pasi në të gjithë territorin ka vatra të nxehta akoma.
Nga të dhënat paraprake raportohet për 200 rrënjë ullinj të shkrumbuar,30 rrënjë fiq dhe 40 hektar sipërfaqe me shkurre e ferra
Burime nga Reparti Zjarrfikës konfirmojnë se zjarri është vënë aksidentalisht nga një banor i lagjes "Uznovë".
Ai ishte duke djegur grerëzat në një pemë, por zjarri i doli nga kontrolli dhe mori përmasa të mëdha, i favorizuar edhe nga era e temperaturat e larta.


