"Një plan evakuimi për Putin dhe familjen e tij në rast dështimi të ushtrisë ruse në Ukrainë", çfarë po lëviz në Rusi?
Vladimir Putin dhe familja e tij po bëjnë përgatitje për të ikur nga Rusia nëse ushtria e tij mposhtet në Ukrainë, sipas një kanali Telegram e që pretendon se lajmi vjen nga brenda Kremlinit.
Me ngecjen e ofensivës së tij në Donbas, ku Ukraina që po përgatitet të rimarrë Kherson dhe ekonominë e tij që po shkatërrohet, lideri rus është "i vetëdijshëm për mundësinë e një ndryshimi të drastik të situatës në vend".
Javën e kaluar, kanali General SVR raportoi se 69-vjeçari kishte vuajtur nga 'të përziera të rënda' gjatë natës, me mjekët pranë shtratit të tij për rreth tre orë.
Në vijim të atij raporti, ata pretendojnë se 'Vetë Putini dhe shoqëruesi i tij po përgatisin plane për evakuim nga Rusia'.
Mendohet se aeroplani që do të transportonte Putinin dhe familjen e tij jashtë Rusisë do të shkonte në Siri, shteti më i afërt miqësor dhe lideri i të cilit, Bashar al-Assad, Putin e shpëtoi duke ndërhyrë në luftën civile siriane në 2015.
Sidoqoftë, çdo fluturim nga Rusia në Siri do të duhej të fluturonte përmes hapësirës ajrore të Turqisë, një anëtare e NATO-s.
Nëse lideri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të refuzonte lejen e aeroplanit me Putinin dhe familjen e tij për të hyrë në hapësirën e tij ajrore, kjo do të prishte në mënyrë efektive rrugën më të shpejtë dhe ndoshta të vetme të arratisjes së liderit rus.
Irani është një tjetër fuqi rajonale dhe armik perëndimor, që do të ishte i interesuar për fatin e Putinit.
“Në parim, është e dobishme për Iranin dhe Turqinë që ta mbajnë presidentin rus, duke e përdorur atë, në varësi të situatës,” thekson kanali, raporton Mail Online.