Shkarkimi i Arben Ahmetaj si krahu i djathtë i Ramës, ja deputetët e opozitës që votuan kundër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 21:20
Në një seancë të jashtëzakonshme për lëvizjet në qeveri, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të enjten, 28 korrik, me 103 vota pro shkarkimin e Arben Ahmetaj si zëvendëskryeministër.
Ndërsa ndryshimet kaluan me debat në Kuvend, ndryshe nga sa kishte kërkuar PD, Partia e Lirisë e ka kundërshtuar në bllok këtë vendim.
Tre deputetët e saj Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho kanë votuar kundër shkarkimit të Ahmetaj në heshtje dhe pa asnjë argument nga kryeministri Rama.
Të njëjtët deputetë kanë votuar gjithashtu edhe kundëremërimit të Belinda Ballukut në postin e zv/kryeministres dhe Majlinda Dhukës si ministre Shteti dhe Kryenegociatore.



