Zyla: Qeveria Rama po lejon të vetët të dënohen, reforma në drejtësi nuk po ngel vetëm në letër

I ftuar në RTV Ora, analisti Julian Zyla u shpreh se qeveria aktuale shqiptare po sheh eksponentë të saj dhe po i lejon këta të fundit të dënohen.

Sipas tij, një gjë e tillë ishte e pakonceptueshme para qeverisë së Ramës, duke thënë se qeveria tashëm po mbështet punën e drejtësisë.

Ai shtoi se krimi nuk është zhdukur as në SHBA dhe në BE, por tha se kjo qeveri e ka treguar se reforma në drejtësi nuk ka ngelur vetëm në letër.

Zyla: Besoj që biem dakord që një qeveri shqiptare sheh që t’i hetohen dhe t’i dënohen eksponentë të lartë dhe ta lejojë këtë gjë. Ta dëgjojë këtë gjë ndonjë i huaj nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe, por para qeverisë Rama nuk ishte e dëgjuar që ministrat dhe deputetët të ishin aq të pastër sa të mos meritonin asnjë hetim. Kemi vënë re veprime aktive të qeverive për të mbështetur elementët duke shpallur pafajësinë e tyre dhe duke sulmuar organet e drejtësisë.

Ndërsa këtë herë kemi parë diçka krejt ndryshe ku drejtësia lihet të bëjë punën e saj. As në BE dhe SHBA nuk është pretenduar se është zhdukur krimi, por për herë të parë kemi një qeveri për reformën në drejtësi, dhe kjo qeveri e ka treguar që kjo reformë të mos ngelë vetëm në letër.