"Kostoja për incineratorët po shkon në 700 mln euro", Berisha: Kanë vjedhur me valixhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama nga Mirdita se  po e rrit koston e inceneratorëve nga 420 në 700 mln euro.

Sipas Berishës, vetëm impianti i Elbasanit i cili është ndërtuar me 12 milionë euro, është funksional.

Ai theksoi se nëse këto shifra do të ishin shpenzuar për pensionet, ato do të ishin dyfishuar.

Berisha: Nuk mbeten fonde për të ndërtime publike. Nuk mbeten fonde për zhvillim por vetëm për shpërdorim dhe vjedhje. Ju keni dëgjuar këto muaj për inceneratorët. Janë jo 420, por absolutisht po shkon përllogaritja drejt 700 mln eurove.

Përveç një djegësi 12 mln në Elbasan, të tjerët nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Tani kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi dhe kujtojnë se do shpëtojnë. Me 700 mln euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri. Ka krim më të madh se ky?

Me qindra pensionistë që nuk mjekohen dot. U dridhet dora kur blejnë ushqimet. Ky zhduk me firmën e tij, me procedurë të mbyllur antiligjore, qindra milionë euro. E gjitha kjo është një përçmim i tmerrshëm. Nuk kam parë asnjë vend tjetër me pasuritë e Shqipërisë. Por po kthehen në mallkim për ne.

Ne nxjerrim një milion ton naftë. Ne paguajmë naftën sa Gjermania. Ne paguajmë naftën sa Zvicra. Bie çmimi në bursë me 40% ndërsa këtu tallen me 10-15 lekë. Ky këtë koncept ka për qytetarët. Vijnë nga Bangladeshi të cilët nuk votojnë. Se qytetarët që arrestojnë, rrëzohen.