CR7 mbërrin në qëndrën stërvitore të Man. United, Ferguson lobon për qëndrimin
Orë vendimtare për të ardhmen e Cristiano Ronaldos që ka mbërritur në selinë e Manchester United për të diskutuar rrugën që do të ndjekin palët gjatë këtij sezoni.
CR7 e ka bërë të qartë se dëshiron Champions League dhe Atletico Madrid e Sporting Lisbona janë opsionet e vetme në tryezën e luzitanit në këto momente, në të kundërt ai duhet të rikthehet në stërvitje me skuadrën.

Ronaldo mbërriti në Carrington në shoqërinë e agjentit Jorge Mendes ndërsa lajm përbën prania e ish-trajnerit, Alex Ferguson, i cili do të bashkohet me palët për ta bindur luzitanin të qëndrojë edhe një vit në “Old Trafford”.

Sipas mediave britanike, pavarësisht këmbënguljes së Ten Hag dhe pranisë së Ferguson, Ronaldo dëshiron të largohet dhe nuk do të bëjë asnëj hap pas në qëndrimin e tij.
