Pamje tronditëse në një pikë karburanti, makina shpërthen teksa shoferi e mbush me gaz (Video)
Shoferi i pafat u dërgua rëndë në një spital në Rio de Zhaneiro.
Një burrë në Brazil u dërgua në spital me lëndime të rënda pas një shpërthimi në një pikë karburanti. Shpërthimi ka ndodhur teksa burri po mbushte gazin në makinë, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur lehtë.
Një kamera sigurie nga pika e karburantit në Rio de Zhaneiro ka kapur momentin kur 67-vjeçari hap kapakun e makinës së tij, përpara se mjeti të hidhej papritur në ajër.
Siç shihet në video, shpërthimi e hedh burrin në ajër e më pas e ul në tokë.
" Unë po mbushja rezervuarin tim dhe ai ishte në anën tjetër. Më pas ka shkuar për të hapur kapakun dhe sapo e ka habur ka ndodhur shpërthimi. Gjithçka ra mbi të. Fillimisht vrapuam për të shpëtuar, por më pas u kthyem për të ndihmuar ”, tha një taksist që ndodhej në vendngjarje.
