Arabi Saudite/ I tha shoqes në video-live "Eja në shtëpinë time se do të bëjmë qejf", policia e arreston për "imoralitet"
Një influencuese është arrestuar në Arabinë Saudite për postimin e një videoje me përmbajtje 'imorale' pasi publikoi një video-live duke ftuar një grua në orët e para të mëngjesit.
Tala Safwan, nga Egjipti, u arrestua në Riad pasi ajo postoi videon në të cilën ajo i kërkon shoqes së saj saudite të vijë në orën 3:30 të mëngjesit sepse ajo ndihej e vetmuar.
Shoqja e saj thotë se ajo nuk do të vijë sepse është tepër vonë dhe Safwan i thotë: "Akoma më mirë. Të gjithë do të jenë në gjumë dhe nuk do të dëgjojnë se çfarë do të të bëj,"
Ajo më pas shton: "Nuk do të dëgjojnë britmat e tua... nga qejfi i madh që do bëjmë."
Pas arrestimit, policia publikoi një version të paqartë të videos ofenduese në llogarinë e tyre në Tëitter.
Ata shkruan: "Policia e Riadit arrestoi një banor i cili në një bisedë live me një tjetër kishte përmbajtje seksuale dhe sugjerime që do të paragjykonin moralin publik".
Ndërkohë bëjmë me dije se homoseksualiteti është i paligjshëm në Arabinë Saudite.