Ja si do të duket rrokaqielli 1 trilion dollarësh në Arabinë Saudite (FOTO)
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 15:05
Imazhet e reja të publikuara nga projekti i qiellgërvishtëses në Arabinë Saudite kanë zbuluar se si do të duket nga brenda ndërtesa futuriste.

Mega-projekti 1 trilion dollarësh i nisur nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, do të jetë pjesë e kompleksit të madh të shkretëtirës së Neom, i cili do të ketë gjithashtu një vendpushim artificial skish, një qytet vertikal 100 milje, një qytet port lundrues tetëkëndësh, ashensorë fluturues, një korsi noti për udhëtarët dhe robotët për t'i shërbyer banorëve të saj të ardhshëm.

Planet e projektimit për qytetin linear tregojnë ambientet e brendshme të frymëzuara nga fantashkenca, me struktura këndore prej xhami që pasqyrohen në forma të ndryshme mbi një lumë artificial.



