Lufthansa: Mbi 1000 fluturime të anuluara për shkak të grevës së stafit qw duan rritje page
Greva e stafit tokësor të Lufthansa-s ka nisur, ka shkaktuar anulimin e mbi një mijë fluturimeve nga aeroportet gjermane të Mynihut dhe Frankfurtit për ditën e sotme.
Protesta e thirrur nga sindikata Verdi nga ora 03:45 e datës 27 korrik deri në orën 06:00 të datës 28 korrik.
Nisma sindikale do të godasë134 mijë pasagjerë të cilët do të duhet të ndryshojnë planet e tyre në mes të pushimeve.
Sindikata pretendon rritje 9.5% të pagave, duke filluar nga minimumi 350 euro. Masa ka të bëjë me 20 mijë punonjës.
Nga 9 fluturime të Lufthansa-s të planifikuara për t'u nisur nga aeroporti Fiumicino nga ora 6.55 deri në orën 19.25, 8 janë anuluar (pesë për Frankfurt dhe tre për Mynih) si pasojë e grevës së stafit
Pavarësisht kësaj, 90% të anulimeve të bëra nga Lufthansa, nuk kanë probleme për pasagjerët, pasi tashmë ditët e fundit kompania kishte njoftuar gjithsesi klientët e saj për fluturimet që do të anuloheshin sot, për të shmangur mbërritjen e tyre në aeroport.
