Sekuestrohen 1.5 ton kokainë në Meksikë, në pranga 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 16:52
Rreth 1.5 ton kokainë janë sekuestruar ditën e sotme (27 Korrik) në Meksikë.
Lajmin e ka bërë me dije se Sekretari i Sigurisë Qytetare i Mexico City, Omar García Harfuch, i cili tha se jo ka qenë kapja e sasisë më të madhe të drogës, nërsa bëri me dije se në kuadër të operacionit janë arrestuar 4 persona.
Mësohet se tre prej tyre ishin me precedentë të mëparshëm penalë.
Sekretari vuri në dukje se droga e kishte origjinën në Kolumbi ndërsa kalonte përmes Oaxaca dhe destinaacioni i fundit ishte Los Angeles.
Garcia Garfuch tregoi se droga nëse do të shitej do të kishte vlerën e 19 milionë dollarë në Meksikë.
Në operacion janë siguruar dy traktor-rimorkio dhe një makinë shoqëruese
