Bie nga lartësia 100 m ndërsa po ecte në mal, humb jetën alpinistja

Një alpiniste britanike ka rënë nga lartësia 100 metra teksa po ecte me burrin e saj, ku për pasojë ka humbur jetën.

Mediat  e huaja, bëjnë me dije se  56-vjeçarja kishte qenë duke shëtitur në masivin Rosengarten në Dolomitet në Italinë veriore kur ra, pasi ka humbur ekuilibrin

Trupi i viktimës u mor nga ekipi i shpëtimit malor Tyres dhe Guardia di Finanza dhe u largua me helikopter.

Çifti ishte nisur drejt strehimores Fronza Alle Coronelle përgjatë rrugës nëpërmjet Ferrata Santner, më 24 korrik, kur ndodhi incidenti.

Raportohet se është aksidenti i dytë me vdekje brenda pak ditësh në të njëjtën rrugë, e cila është e pajisur me litar, shkallë dhe shkallë për të ndihmuar këmbësorët.