E rëndë! 6-vjeçari merr armën në kasafortë dhe qëllon për vdekje motrën e tij 1 vit më të vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 21:46
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në SHBA, ku një 6-vjeçar ka vrarë me armë zjarri motrën e tij, një vit më të vogël.
Sipas mediave të huaja, i vogli ka gjetur çelësat e kasafortës, ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje morën e tij 5-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Indiana, ndërkohë mësohet se në kasafortë ndodheshin dy armë të mbushura plotë.
Për këtë ngjarje të rëndë, janë arrestuar prindërit pasi akuzohen për sjellje të pakujdesshme.
