E jashtëzakonshme/ Publikohen imazhet e para të kanionit gjigand në Mars, në Tokë do të shtrihej nga Siçilia deri në Norvegji

E jashtëzakonshme/ Publikohen imazhet e para të kanionit gjigand

Fotot e kanionit masiv të Valles Marineris janë publikuar sëfundmi nga Mars Express e Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Me një gjatësi prej 2,485 milje, gjerësi mbi 124 milje dhe më shumë se 4 milje i thellë, kanioni i Planetit të Kuq e bën Amerikën të duket mjaft e vogël. Valles Marineris do të shtrinte distancën nga maja veriore e Norvegjisë deri në majën jugore të Siçilisë.

E jashtëzakonshme/ Publikohen imazhet e para të kanionit gjigand

Fotografia përdor të dhëna nga kamera stereo me rezolucion të lartë (HRSC) në bordin e Mars Express dhe është një imazh me ngjyrat reale të saj, që do të thotë se tregon atë që do të shihej nga syri i njeriut nëse shikonte këtë rajon të Marsit.

E jashtëzakonshme/ Publikohen imazhet e para të kanionit gjigand

Kur shikohet në aspektin e lartësisë, mali më i lartë i Alpeve, Mont Blanc, që ngrihet mbi 4500 metra mbi nivelin e detit, do të ishte si milingonë nëse do të vendosej brenda Tithonium Chasma.

Ndryshe nga Kanioni i Madh i Amerikës, i cili u formua rreth 5 milionë vjet më parë kur lumi Kolorado gërryeu shkëmbinjtë, kanioni masiv i Planetit të Kuq besohet të jetë formuar nga lëvizja e pllakave tektonike.

Kanioni i Marsit mendohet të jetë 20 herë më i gjerë dhe 5 herë më i thellë se Grand Canyon, në SHBA .

E jashtëzakonshme/ Publikohen imazhet e para të kanionit gjigand