E rëndë! Djali 15-vjeç vret nënën me thikë pas një sherri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katania, ku një 32-vjeçare dyshohet se është qëlluar për vdekje nga djali i saj 15-vjeçar.

Mediat italiane, bëjnë me dije se i mituri është arrestuar dhe se autoritetet po merren me hetimin  e ngjarjes.

Sipas asaj që raportohet, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e një sherri  mes të dyve, pais kohët e fundit nënë e bir kanë pasur debate dhe marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të mira.

Trupi i pajetë i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë në shtëpinë e saj, në zonën e Kalasë Ursino në lagjen historike të San Cristoforo.

Punonjësit e policisë kishin mbërritur në vendngjarje pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili kishte thënë se kishte frikë se gruaja mund të jetë në rrezik për jetën.

Stafi mjekësor shkoi në vendngjarje, por Valentina Giunta, nënë e dy djemve ende të mitur, kishte vdekur pak pas mbërritjes së tyre.