Sulmi me raketa në Ukrainë, 7-vjeçari humb nënën, i digjet gjysma e trupit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 17:06
Një djalë 7-vjeçar, pësoi djegie të thella nga sulmi rus që i vrau nënën në fillim të këtij muaji.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Roman ishte së bashku me nënën e tij në qytetin qendror të Ukrainës Vinnytsia, kur sulmi goditi më 14 korrik.
Nëna e tij, Galyna Oleksiv, ishte në mesin e të paktën 23 personave të vrarë në sulm, sipas një postimi në Facebook nga babai i tij.
Ndërkohë vogli mori djegie të shumta në gjysmën e trupit të tij, ndërsa tashmë po merr mjekim në spital.
Roman ishte i vetëdijshëm në atë kohë që u kap pas shpërthimit dhe ishte në gjendje të thoshte emrin e tij.
