Itali, djali 15-vjeçar vret nënën e tij me thikë, donte të largohej nga bashkëshorti i saj dhunues
Policia në Catania arrestoi djalin 15-vjeçar të Valentina Giunta, 32 vjeç, pasi dyshohet se ai vrau nën e tij me thikë në shtëpinë e saj.
Sipas asaj që është mësuar, marrëdhëniet mes nënës dhe fëmijës së saj ishin të tensionuara prej disa kohësh dhe krimi ka ardhur në kulmin e një grindjeje.
Trupi i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë në shtëpinë e saj, në zonën e Kalasë Ursino në lagjen historike të San Cristoforo.
Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili tha se kishte frikë se gruaja mund të ishte në rrezik.
Ekipi i Komisariatit që hetoi, u fokusua menjëherë në një ‘pistë’ të brendshme brenda familjes dhe u kryen hetime për ish-partnerin e viktimës, i cili vitet e fundit ishte denoncuar për keqtrajtim nga gruaja, e cila më pas u tërhoq nga ankesa.
Mirëpo, ish-burri i saj është ndaluar për një tentativë vrasjeje prej disa kohësh në një burg në Siçili.
Ndërkohë, djali 15-vjeçar i viktimës u ndalua me akuzën e vrasjes me dashje, pasi mësohet se pas aktit të rëndë qëndron dashuria e pakushtëzuar që djali ndjente për të atin.
15-vjeçari mund të takonte prindin e tij vetëm gjatë intervistave në burg. E ëma, në fakt, ka dashur të shkëpuste lidhjet me ish-bashkëshortin dhe të largohet.
Djali, i cili mban emrin e gjyshit të tij, i arrestuar gjithashtu në të kaluarën në kuadër të një hetimi për një organizatë të specializuar për vjedhjen e makinave, kishte mbajtur marrëdhënie shumë të ngushta edhe me gjyshërit e tij nga babai dhe jetonte në distancë nga nëna.
Profili social i 15-vjeçarit flet për admirimin e pakushtëzuar për babain e tij të arrestuar për vjedhje makinash dhe të dyshuar për tentativë vrasje.
“Babi, ti je dashuria ime, të dua”, ka shkruar djali i arrestuar në Facebook.
