Temperatura 5 gradë mbi mesataren në korrik: Tropikalizohet deti Mesdhe
Temperaturat rekord që goditën Evropën në dy muajt e fundit vazhdojnë të kenë ndikim në ujërat e Detit Mesdhe.
Sipas shërbimit të monitorimit të mjedisit detar Copernicus, temperatura e sipërfaqes së detit, e regjistruar më 22 korrik, tregon një anomali deri në + 5O Celsius përgjatë brigjeve të Francës dhe Italisë.
Në vitin 2003, i konsideruar deri tani viti më i nxehtë për Mesdheun, rritja e temperaturave ishte 3 gradë.
Për të pasur një shifër të përgjithshme për vitin 2022, megjithatë, do të duhet të pritet deri në fund të vitit.
Pasoja e parë, shpjegoi profesor i Departamentit të Shkencave Biologjike, Gjeologjike dhe Mjedisore të Universitetit të Bolonjës janë species e huaja që mbërrijnë në ujërat e Mesdheut nga Deti i Kuq dhe Oqeani Indian, përmes Kanalit të Suezit”.
“Kjo do të thotë se Mesdheu pasurohet me specie të reja detare që mbërrijnë përmes kanalit të Suezit. Ata quhen specie të huaja sepse futen në mjedise të reja."
Krahas tropikalizimit, ekziston edhe një fenomen tjetër migrues: jugëzimi i Mesdheut. Në këtë rast speciet detare që jetojnë në Mesdheun jugor lëvizin drejt veriut, duke arritur për shembull ujërat e Ligurisë ose, nga ana tjetër, drejt Adriatikut verior.
