Në vështirësi për emra?! Familja belge me 11 fëmijë ka përdorur kombinimet e vetëm 4 shkronjave

Një familje belge u ka vendosur emrat 11 fëmijët e saj duke përdorur të njëjtat shkronja, 4 të tilla, më kombinime të ndryshme.

Duket se tradita do të vazhdojë dhe me fëmijën e tyre të 12-të.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fëmijët e Gwenny Blanckaert dhe Marino Vaneeno kanë të gjithë emra vetëm me shkronjat A, E, L dhe X.

Familja prej shtatë vajzash dhe katër djemsh presin gjithashtu fëmijën numër 12, një djalë.

Jeni kurioz për emrat?

Më i madhi i tyre, 13 vjeç, quhet Alex dhe më pas janë Axel, 12, Xela, 11, Lexa, 10, Xael, 9, Xeal, 8, Exla, 5, Leax, 4, Xale, 2, Elax, 1 dhe Alxe 6 muajshe.

Gwenny dhe Marino thanë në vitin 2019 se kishin planifikuar të kishin më shumë fëmijë pasi lindën të nëntin, të cilin e quajtën Xale.

Duke shpjeguar pse ata zgjodhën një mënyrë kaq unike për t'i emërtuar fëmijët e tyre, Gwenny tha: "Ne e emërtuam djalin tonë më të madh sipas njerkut të Marinos, sepse menduam se ishte një emër i bukur.

Emri i djalit tonë të dytë u bë Axel dhe pas kësaj filluam të mendojmë këtë mënyrë të përzgjedhjes së emrave dhe për fëmijët e tjerë”.

Çifti kanë thënë se nuk kanë ndërmend të kenë më fëmijë pas numrit 12.

Gwenny tha: "Që në fillim e kishim vendosur shifrën në dymbëdhjetë. Dhe ne do t'i përmbahemi kësaj."