Noka: Basha është në shërbim të regjimit, kreu falso i opozitës pas kuintave

Deputeti demokrat, Flamur Noka u shpreh se Basha vazhdon që të jetë kreu falso i opozitës pas kuintave në shërbim të regjimit.

Ai shtoi se Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku janë tre sejmenë të tij dhe se Basha është kryeshërbëtori dhe si i marrë peng me pazare, do t’i shërbejë deri në fund regjimit.

Noka: Ai vazhdon që të jetë kreu fake (falso) i opozitës. Dirigjon fake opozitën pas kuintave në shërbim të regjimit. Është kryeshërbëtori i regjimit. Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku janë tre sejmenë të tij. Basha është kryeshërbëtori dhe si i marrë peng me pazare, do t’i shërbejë deri në fund regjimit. Detyra jonë është që të merremi me popullin shqiptar dhe rikthimin e demokracisë.