Nuk ishte në Kuvend, Yuri Kim e uron në Twitter Begajn: Mezi presim bashkëpunimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 19:04
Edhe pse nuk ishte e pranishme në kuvend gjatë betimit të tij, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vendosur që ta urojë përmes rrjeteve sociale presidentin e ri Bajram Begaj.
Ajo shkruan se SHBA-të mezi presin që të bashkëpunojnë me Begajn për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri.
Yuri Kim: Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahpërkrah

