Pas betimit të Presidentit, Basha shtrëngim duarsh me Mesila Dodën, Fatmir Mediu hipën në makinë e Ballës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 18:34
Edhe pse e kanë kundërshtuar zgjedhjen e tij, në seancën e betimit të presidentit të ri të vendit Bajram Begaj ishin një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës.
Pas seancës, Lulzim Basha la Kuvendin i shoqëruar nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi. Te dera e Kuvendit pati dhe një shtrëngim duarshme Mesila Dodën.
Ndërkohë Fatmir Mediu i Partisë Republikane zgjodhi të ishte mysafir i Taulant Ballës në makinën e këtij të fundit.



