Zhupa: Begaj si president nuk duhet paragjykuar, shpresoj që do të dekretojë qeverisjen e PD-së

Deputetja demokratja Ina Zhupa u shpreh për gazetarët se presidenti i takonte opozitës, por theksoi se ai nuk duhet paragjykuar.

Ajo shtoi se do të ketë takime të tjera me presidentin e ri dhe tha se shpreson që ai të dekretojë edhe qeverisjen e PD-së.

Zhupa: Mendoj se presidenti i takonte opozitës, ndërsa procesi i është i kapur nga mazhoranca. Pavarësisht mënyrës se si u zgjidh presidenti, nuk duhet paragjykuar dhe të shpresohet së paku që ai do të jetë në lartësinë e pozicionit që ka marrë sot dhe si garant i kushtetueses duke qëndruar mbi palët duke respektuar ligjet.

Unë e kisha edhe si detyrë profesionale praninë  në zgjedhjen e presidentit. Unë shpresoj që Bajram Begaj do të jetë presidenti që do të dekretojë qeverisjen e PD-së. Do të kemi edhe takime të tjera me të. Ajo që ka ndodhur është se PD-ja me të drejtë e ka cilësuar si një ditë të vendosjes së monizmit sepse presidenti është zgjedhur nga Edi Rama.