Presidenti i ri, Noka: Bojkotuam instalimin e monizmit, Rama ka aq pushtete sot sa Enver Hoxha dikur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 18:43
Deputeti demokrat, Flamur Noka u shpreh se PD e bojkotoi seancën e betimit të presidentit Bajram Begaj për shkak se sot u instalua monizmi në vend.
Ai shtoi se Rama dhe rilindja vendosën sot të gjitha pushtetet nën kontroll dhe se vetëm Enver Hoxha ka pasur kaq shumë pushtete.
Noka: Ky nuk ishte bojkot, por refuzim ndaj instalimin t ë monizmit në vendin tonë. Sot, Edi Rama, pas 32 vitesh është dita e parë e monizmit. Pas 32 vitesh të kthehesh në monizëm është jashtë çdo imagjinate të shqiptarëve. Nuk kemi marrë për shkak të procedurës.
Rama dhe rilindja vendosën sot të gjitha pushtetet nën kontroll. Vetëm Enver Hoxha ka pasur kaq shumë pushtete, as Ramiz Alia nuk ka pasur kaq pushtet. Sot kemi një monizëm të egër.

