Berisha e bojkotoi, Basha vjen në Kuvend për betimin e Begajt si president
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 17:59
Kur pritet që të betohet presidenti i ri i republikës, Bajram Begaj, në Kuvend ka ardhur edhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.
Ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar bojkot nga ana e tij dhe deputetëve tij, duket se Basha nuk ka bërë një gjë të tillë.
Begaj u zgjodh me 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim në kuvendin e Shqipërisë më 4 qershor.
Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar figurën e tij dukë thënë se tashmë kryeministri Edi Rama ka kapur edhe institucionin e fundit në vend.


