Video & Foto/ Vllaznia shpërblen tifozët, barazim i rëndësishëm për skuadrën e Josës ndaj Craiova-s
Vllaznia nuk fut ujë dhe reziston ndaj një skuadre më të fortë. Skuadra e Mirel Josës qëndron në këmbë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova-s në stadiumin e tejmbushur “Loro Boriçi” ku pati mbështetjen e më shumë se 14 mijë tifozëve.
Dy gola dhe një barazim për të dyja skuadrat që rumunëve u rri ngushtë për volumin e lojës dhe rastet e krijuara ndërsa Mirel Josa e vendos ndeshjen në kornizë për t’u rinisur një javë më pas nga ky rezultat.
Dyshja Marku-Hoxha u aktivizua menjëherë me rikthimin e skuadrave në fushë dhe ishte vlonjati që pas asistit të shkodranit zhvlerësoi barazimin e fundit të pjesës së parë nga Ivan.
1-1 dhe minuta shumë të mira më pas për rumunët që shpërdoruan shumë ndërsa mbrojtja shkodrane qëndroi pa u rrëzuar deri në fund të një ndeshjeje që duket se nuk është mbyllur aspak në Shkodër.
Zogovic vendimtar me disa ndërhyrje ndërsa Boshnjaku rezultoi zgjedhje e zgjuar duke lënë një shenjë të madhe në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.
Bashkë me Gurishtën ata formuan një digë të vërtetë në mbrojtjen kuqeblu që duhet të bëjë të njëjtën paraqitje edhe një javë më pas në Craiova për sfidën e kthimit që projektohet mjaft e vështirë por jo e pamundur për t’u kaluar nga skuadra shkodrane. Fotot: LSA














