E pickuan grerëzat në qëndrën stërvitore, Lacazette humbet ndeshjen e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 10:36
Humbet ndeshjen e parë të fazës përgatitore për shkak të sulmit të grerëzave. Sulmuesi i Lyon, Alexandre Lacazette ka rrezikuar shumë pasi u pickua nga insektet gjatë seancës stërvitore në qytetin e Roterdamit dhe në këtë mënyrë, ai nuk do të jetë i pranishëm në fushë për sfidën me Feyenoord.
Sipas “L’Equipe”, sulmuesi 31-vjeçr i rikthyer në Ligue 1, u sulmua në mënyrë të papritur afër një pylli në qëndrën stërvitore që Lyon ka zgjedhur gjatë ditëve të fundit.
Bashkë me të u sulmua dhe shoku i skuadrës Moussa Dembele që gjithsesi e kali menjëherë fazën e rikuperimit, ndërsa Lacazette nuk është stërvitur ende me skuadrën.
