Tre herë i arrestuar dhe 6 vite në burg/ Dëbohet shqiptari nga Italia, mediat: Tregtar i rrezikshëm droge

Një shqiptar i dënuar vazhdimisht nga Gjykata e Pesaros për trafik droge është dëbuar përfundimisht nga Italia.

“Dëbohet një tregtar i rrezikshëm droge”, kështu cilësohet shqiptari nga autoritetet italiane, sipas mediave vendase.

 “Është subjekt i dedikuar për trafikun dhe tregtimin e drogës, i dënuar disa herë nga Gjykata e Pesaros. Burri, i cili hyri në Itali në vitin 2002, u dëbua për herë të parë në vitin 2008 pas dënimeve për trafik droge. Pasi lidhi martesë me një shtetase italiane, ai hyri sërish në Itali, duke rifilluar aktivitetin e tij delikuent. Ai në fakt është arrestuar në tre raste të veçanta edhe për posedim të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë.”- thuhet në njoftimin e Stafit të Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Pesaro dhe Urbino, raportojne mediat italiane.

Pas vuajtjes së një dënimi total prej 6 vitesh burgim, ai doli nga burgu në vitin 2019 dhe duke qenë se konsiderohej si person i rrezikshëm për shoqërinë, u firmos dëbimi i tij nga territori kombëtar.

Kur shqiptari paraqiti një tjetër kërkesë për të marrë lejen e qëndrimit, Kuestori i Pesaros dhe Urbinos e refuzoi atë, duke nisur procedurën e dëbimit, me kusht që të vleftësohej nga Gjykata e Paqes Pesaro. Shqiptrai u shoqërua deri në kufirin ajror të Bolonjës me destinacion Tiranën.